Muaji Mars shënon fillimin e sezonit të ri të gjelbërimit. Pas muajve të dimrit, toka fillon të ngrohet, bimët zgjohen dhe kopshti kërkon përkujdesjen e parë serioze të vitit. Ky është momenti ideal për të përgatitur tokën, krasitur bimët dhe mbjellë lulet e para pranverore.
Nëse dëshironi që kopshti, ballkoni apo oborri juaj të shpërthejë me ngjyra gjatë pranverës dhe verës, këto janë disa nga punët më të rëndësishme që duhet të bëni në Mars.
Para çdo mbjelljeje, toka duhet të përgatitet mirë.
Në Mars rekomandohet të:
-
hiqni barërat e këqija dhe mbetjet e bimëve të dimrit
-
punoni tokën me lopatë ose grabujë për ta ajrosur
-
shtoni kompost organik ose pleh natyral
-
përmirësoni drenazhimin nëse toka është shumë e rëndë
Një tokë e përgatitur mirë është baza për rritje të shëndetshme dhe lulëzim të bollshëm gjatë gjithë sezonit.
Marsi është periudha ideale për krasitjen e trëndafilave dhe shumë shkurreve dekorative.
Krasitja ndihmon që:
-
të hiqen degët e thata ose të dëmtuara
-
të stimulohet rritja e re
-
të përmirësohet forma e bimës
Për rezultate më të mira përdorni gjithmonë gërshërë të pastra dhe të mprehta për krasitje.
Marsi është koha perfekte për të sjellë ngjyrat e para në kopsht ose në ballkon.
Disa nga lulet më të përshtatshme për këtë periudhë janë:
-
Viola
-
Primula
-
Krizantema
-
dhe lulet tjera sezonale.
Këto bimë janë rezistente ndaj temperaturave më të freskëta dhe do ta bëjnë kopshtin tuaj të duket i gjallë që në fillim të pranverës.
Edhe bari i kopshtit ka nevojë për kujdes pas dimrit.
Në Mars rekomandohet:
-
pastrimi i barit nga mbeturinat dhe myshku
-
ajrosja e tokës për të ndihmuar rrënjët
-
mbjellja e farave të reja në zonat boshe
-
aplikimi i një plehu pranveror për bar
Këto hapa ndihmojnë që bari të bëhet më i dendur, më i gjelbër dhe më rezistent gjatë verës.
Pranvera nuk duhet të jetë vetëm në kopsht. Edhe ambientet e brendshme mund të mbushen me energji dhe ngjyra.
Në Fiorista, mund të gjeni:
-
buqeta pranverore të freskëta
-
bimë dekorative për shtëpi
-
aranzhime lulesh për çdo rast
-
dhurata elegante me lule
Lulet janë mënyra më e bukur për të sjellë gëzim, freski dhe energji pranverore në çdo hapësirë.